Italia jashtë Kupës së Botës? Tavecchio: Apokaliptike

Projekti i Gian Piero Ventura në stolin e Kombëtares italiane mori një goditje të rëndë mbrëmjen e së shtunës, teksa u mposhtën 3-0 nga Spanja, megjithatë Federata Italiane e Futbolli i ka idetë e qarta për vazhdimi e projektit të Ventura-s.

“Puna jonë është e rëndësishme, para ndeshjes në Spanjë të gjithë ishin të kënaqur. I kam konfirmuar besimi Ventura-s”, deklaroi Carlo Tavecchio, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit.

Por për kreun e futbollit italian, mos kualifikimi për në botërorin Rusi 2018 do të kishte përmasa apokaliptike.

“Të mos shkojmë në Botëror do të ishte një apokalips, por do të shkojmë. Në rast të kundërt do të vlerësojmë situatën”, deklaroi Tavecchio.

Me shumë gjasa të kaltrin do t’i mbyllin këto eliminatore të dytët në Grupin G, çka do të thotë se rruga për kualifikim do të kalojë përmes play off-it. Por matematika lejon ende mundësinë që ata të dalin të parët në grup, por edhe rrezikun për ta që t’i mbyllin këto eliminatore të tretët në grup, pas Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button