Putin: Sanksionet nuk do ta pengojnë Korenë e Veriut për programin bërthamor

 Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka pohuar se sanksionet nuk do ta detyrojnë Korenë e Veriut të heqë dorë nga programi i saj bërthamor, duke shtuar se ata nuk do të heqin dorë nga programi bërthamor derisa nuk e ndiejnë veten të sigurtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin i cili merr pjesë në Samitin e Liderëve të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) që organizohet nën kryesinë e Kinës, në qytetin Xiamen, në jug të vendit, u takua me përfaqësues të mediave.

Ai duke rikujtuar se si Rusi i dënojnë testimet bërthamore të Koresë së Veriut, tha se “Por Koreja e Veriut rikujton ngjarjet në Irak dhe Libi. Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me Saddam Husein i cili ndaloi prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë. Kështu që sanksionet nuk do të mundësojnë që Koreja e Veriut të heqë dorë nga programi bërthamor.”

Putin më tutje theksoi se me hapa ushtarake nuk mund të arrihet në rezultat në zgjidhjen e problemit në Gadishullin e Koresë. “(Koreja e Veriut) derisa nuk e shikon veten të sigurtë nuk do të heqë dorë nga programi bërthamor”, u shpreh Putin.

Presidenti rus gjithashtu theksoi se, që Koreja e Veriut të ndiej veten e sigurtë duhet të rivendoset e drejta ndërkombëtare dhe vuri në dukje se ka nevojë për dialog mes palëve.

Ndërsa në lidhje me krizën në Siri, presidenti i Rusisë tha se “Që të thuhet se terroristët në Siri janë mposhtur është herët, por mund të themi se gjendja në Siri në muajt e fundit ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme kundër terroristëve.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button