Përsëri tarifë e lirë ditore e rrymës elektrike

ARSYETIM:
Kthimi i tarifës së lirë i energjisë është premtim i realizuar i LSDM-së, dhënë në programin zgjedhor në të cilin kjo parti doli në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016, të titulluar si “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 5)

Me 24 gusht të vitit 2017 Qeveria publikoi se prej tetorit (2017) do të kthehet tarifa e lirë për llogaritjen e energjisë elektrikë. Në mediume u transmetua konferenca për shtyp në të cilën kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev informuan se:

Prej 1 tetorit nga e hëna deri të shtunë prej orës 14 deri në orën 16 do të ketë energji elektrike të lirë, prej orës 22 të mbrëmjes deri në orën 7 në mëngjes dhe e diela mbetet termin për shpenzimin e energjisë elektrike me çmim më të lirë. 

Me 29 gusht 2017 mediumet informuan se Komisioni Rregullues ndryshoi sistemin tarifor me qëllim që të përfshijë tarifë më të lirë ditore për energjinë elektrike dhe ai tashmë është dërguar të botohet në “Gazetën zyrtare”, me çka distributori EVN në terren do të ndërrojë tarifat e matësve nëpër secilën amvisëri.

Me 30 gusht 2017 nga kompania shpërndarëse “EVN” komunikuan se janë të gatshëm të rregullojnë matësit dhe dhe se i gjithë procesi do të zhvillohet me etapa, ndërsa duhet të përfundojë deri në fund të muajit tetor.

Në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike ka 800 mijë matës të cilët duhet që të përshtaten për tarifën e re dhe ai proces nuk mund të kryhet përnjëherë dhe të gjithë në të njëjtën kohë. I gjithë procesi do të zbatohet në rajone dhe në varshmëri të grupit të leximit në të cilin hynë shfrytëzuesi. Në varësi prej saj do të dihet se cilët shfrytëzues do të fillojnë të shfrytëzojnë tarifën e lirë…

Burimi: Vërtetëmatës.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button