Vrasja e gjyqtares, Fico: Masa për rehabilitimin e dhunuesve dhe strehimin e viktimave

Aktivistja në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Delina Fico e ftuar në “Ora News”  ka folur për vrasjen e  gjyqatres Fildes Hafizi. Fico e vlerëson se duhet bërë më shumë në përmirësimin e kuadrit ligjor.

Në studion e Ora Neës ajo ngriti shqetësimin e mungesës së institucioneve për rehabilitimin e dhunuesve.

Fico: Kemi shumë për të bërë për të zbatuar më mirë kuadrin ligjor por edhe për të mbyllur disa mangësi të vogla në familje, disa mangësi të vogla që ndonjëherë e bëjnë të shpëtojnë.. Ligji e mandaton punën dhe rehabilitimin me dhunuesit por ka shumë pak mjete në dispozicion për ta bërë këtë.Dhuna duhet parandaluar.Po marrim rastin e burrit. Që në rastin që ushtron dhunë fizike dhe psikologjike, ligji e mandaton që gjykatësi mund ti japë mundësinë këtij burri të rehabilitohet, të marrë trajtim psikologjik që të shmangë agresivitetin por e vërteta është se shumë pak bëhen për këtë gjë. Ekziston vetëm një iniciativë nga organizatat joqeveritare që është Qendra e Këshillimit për burra dhe djem që ofron këtë shërbim por nuk ka mjetet e duhura financiare dhe institucionet e përshtatshme që ta bëjë këtë gjë të mundur.

Një tjetër problem sipas Ficos është dhe mungesa e strehimit. Urdhrat e mbrojtjes të lëshuara nga gjykata, thotë ajo, bëhet të pazbatueshëm pasi në shumicën e rasteve viktima dhe dhunuesi detyrohen të ndajnë të njëjtën shtëpi.

Fico: Kemi dhe aspekt tjetër.Mungesa e kapaciteteve për tu dhënë grave viktima të dhunës një mundësi për jetë me dinjitet. Psh. Kemi pasur raste kur gjykata jep divorcit për shkak të dhunës në familje dhe njerëzit janë të detyruar ndonjëherë në të njëjtën shtëpi. Urdhri i mbrojtjes bëhet i pazbatueshëm sepse burri dhe gruaja janë të detyruar të jetojnë në të njëjtën shtëpi.Do të duhej që bashkitë të mund të ofrojnë strehim, të paktën të përkohshëm për gratë dhe fëmijët, ose të kenë mundësi tu japin dhunueseve një mundësi strehimi që ata të largohen.Bashkitë e kanë detyrim të investojnë në të gjitha masat për parandalin e dhunës ndaj grave.

Pasditen e së mërkurës, në sheshin “Skëndërbej” do të mbahet një manifestim kundër dhunës në familje dhe vrasjes së grave.

Fico: Ne do dalim në shesh, një grup organizatash joqeveritare dhe ftojmë në shesh të gjithë vajzat dhe gratë, burrat dhe djemtë që të na bashkohen. Është shumë e rëndësishme të tregojmë që ata që dhunojnë gratë dhe vajzat janë pakica dhe ne që mendojmë ndryshe, i shohim gratë dhe vajzat si qënie të barabarta me dinjitet të cilave u duhen respektuar të drejtat deri në fund, ne jemi shumica. Manifestimi është të mërkurën, 6 shtator, në orën 18:00 tek sheshi “Skëndërbej” përpara hotel Tiranës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button