AGK dënon seleksionimin e mediave nga PAN-AKR

AGK dënon seleksionimin e mediave nga PAN-AKR me rastin e nënshkrimit të koalicionit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh indinjatë të thellë me rastin e mosftimit të mediave gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit PAN – AKR.

AGK konsideron se në këtë aktivitet do të duhej të ftoheshin të gjitha mediat pa përjashtim.

Veprimi i sotëm i koalicionit PAN – AKR ka për qëllim ikjen e personaliteteve të caktuara politike nga mediat dhe gazetarët. Poashtu me këtë veprim, koalicioni në fjalë ka pasur për qëllim që diktojë raportimin e mediave për këtë marrëveshje që paraqet interes të jashtëzakonshëm për opinionin publik.

AGK kërkon angazhim më të madh të subjekteve politike, sidomos atyre që mëtojnë ardhjen në pushtet që të jenë të gatshme të ballafaqohen dhe bashkëpunojnë me gazetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button