Çavushoglu: Turqia do t’i shqyrtojë çështjet e lidhura me BE, nuk kemi shkelur të drejtat njerëzore

Turqia është e gatshme t’i shqyrtojë të gjitha çështjet e lidhura për negociatat me anëtarësimin në BE, por i hodhi poshtë kritikat për të drejtat e njeriut pas tentimit për grusht shtet, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushoglu.

“Dëshirojmë Turqia të jetë anëtare e plotfuqishme e BE-së dhe do të vazhdojmë të negociojmë. Për ne nuk është problem të shqyrtojmë disa kapituj dhe çështje teknike. Jemi të gatshëm për këtë”, deklaroi ai duke folur në Forumin e Bledit.

Rreth çështjeve nga sfera e të drejtave të njeriut të lidhura për ngjarjet nga 15 korriku i vitit 2016, ai tha se, Turqia është përballur me terrorizëm dhe patjetër të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

“Humbëm shumë njerëz atë natë, isha i detyruar të largoj nga puna shumë njerëz nga Ministria e Punëve të Jashtme sepse mbështetnin organizatë terroriste. A jam krenar për atë? Jo. Por nuk kisha zgjidhje tjetër”, theksoi Çavushoglu.

“Evropa duhet të ndalojë të udhëheqë politikë populiste. Evropianët po largohen nga vlerat themelore evropiane dhe po kthehet drejt atyre që ishin në vlerë para Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi ai në prag të Forumit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button