Takime të Dimitrovit me Maleskanu dhe Bulc

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, sot, në margjinat e Forumit strategjik të Bledit, u takua me kolegun e tij rumun Teodor Maleskanu dhe me eurokonisaren për mobilitet edhe transport, Violeta Bulc.

“Me ministrin Maleskanu është dakorduar që të bëhet hap cilësor në bashkëpunimin dypalësh. Dimitrov e pranoi ftesën dhe së shpejti do të realizojë vizitë zyrtare në Bukuresht”, kumtoi MPJ e Republikës së Maqedonisë.

Димитров Вулц

Në bisedën me eurokimisarin Bulc, ndërkaq, është biseduar për nevojën nga ndëlidhja dhe për rëndësinë që të realizohet projekti i aprovuar nga marrëveshja për transport të përbashkët, të nënshkruar në Samitin e Triiestes.

Siç paralajmëroi MPJ e Maqedonisë, Dimitrov, nesër, në Forumin strategjik të Bledit do të mbajë fjalim me temë “Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i BE-së”, ndërsa do të marrë pjesë edhe në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve pjesëmarrëse në PBEJL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button