Zvicra e gatshme të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës së Koresë së Veriut

Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Doris Leuthard, tha se vendi i saj mund të marrë përsipër rolin e ndërmjetësit për dhënien fund të krizës bërthamore të Koresë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jemi të gatshëm për të bërë një ofertë për të marrë përsipër rolin e ndërmjetësuesit”, tha Leuthard, në një konferencë për media të Shoqatës së Gazetarëve të Huaj të Zvicrës (APES), në kryeqytetin e Zvicrës, Bern.

Ajo duke theksuar se kriza e Koresë së Veriut mund të përfundojë me dialog, tha se “Sanksionet ndaj Koresë së Veriut nuk dhanë rezultat. Ata që qeverisin vendin vazhdojnë detyrën e tyre, ndërsa popullata u dëmtua nga sanksionet”.

Leuthard, gjithashtu paralajmëroi SHBA-të dhe Kinën që të mos reagohet shumë për të përfunduar krizën.

Koreja e Veriut, dje ka kryer një testim të një bombe të re hidrogjenike me kapacitet për t’u ngarkuar në raketë balistike ndërkontinentale.

Qeveria e Seulit tha se testimi i gjashtë bërthamor me radhë i Phenianit që nga viti 2006 ka qenë testimi më i fuqishëm deri më tani, ndërsa Qendra për Hulumtime Gjeologjike të SHBA-ve njoftoi se testimi ka shkaktuar dridhje prej 6.3 ballësh.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button