Bekteshi propozoi vendosje të linjave ajrore Shkup – Tel-Aviv

Ministri e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, ku ka qenë pjesë e delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri, Zoran Zaev, kishte prezantim në Forumin e biznesit në Jeruslam, në të cilin morën pjesë biznesmenë nga Izraeli dhe Maqedonia.

Ministri Bekteshi, siç informoi sot Ministria e Ekonomisë, i njoftoi biznesmenët e pranishëm me mundësite që ofron Ministria e Ekonomisë për investime të huaja direkte, në fusha të ndryshme siç janë energjetika, turizmi si dhe investimet në zonat e lira ekonomike, që janë të orientuara për eksport.

Për Republikën e Maqedonisë, tha Bekteshi, përvoja e Izraelit në berjen e biznesit është me rëndësi të madhe, duke pasur parasysh klimën e biznesit qe ka ky vend si një faktor ndërkombëtar në prodhim, turizëm dhe sidomos në fushën e inovacioneve.

“Do të doja të flas për disa fusha, siç është efikasiteti i energjisë, duke pasur parasysh se në Izrael, rreth 90 përqind e familjeve përdorin energjinë diellore, në fushën e turizmit, e cila është gjithashtu një degë shumë e zhvilluar në Izrael, në pjesën e përgatitjes së kuadrit cilësor që punon në kompanite dhe korporatat ndërkombëtare që kanë investuar në Izrael”, tha ministri Bekteshi, duke i ftuar biznesmenët izraelitë që të vijnë në numër sa më të madh në Maqedoni, për të investuar dhe për të vizituar kapacitetet e shumta turistike në vend.

Ministri Bekteshi informoi biznesmenët izraelitë me tri liqenet e vendit tonë, atë të Ohrit, Prespës dhe Dojranit, i njoftoi kompanitë turistike prezente në takim se liqeni i Ohrit është nën mbrojtjen e UNESCO-s, si një nga liqenet më të vjetra në botë që datojnë nga epoka e akullnajave, ndërsa qendra më e populluar turistike është rajoni i Ohrit dhe Strugës me kapacitet prej rreth 40.000 shtretërve, me mundësi për investime në hotele dhe objekte të tjera të banimit.

Bekteshi, gjithashtu propozoi lëshimin e një linje të drejtpërdrejt ajrore që do të lidhte Shkupin me Tel-Avivin, si dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje në sferën e turizmit.

Ministri Bekteshi gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Izrael, sot në Jerusalem, zhvilloi në takim tet-a-tet me ministrin e Turizmit të Izraelit Jarin Levit me të cilin shkëmbeu bisedë rreth modaliteteve të bashkëpunimit më intensiv në fushën e turizmit mes dy shteteve.

Ministri izraelit gjatë pritjes së delegacionit të Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë, që është bartëse e turizmit në vend, shprehu kënaqësinë që takon ministrin Bekteshi dhe informoi lidhur me potencialet turistike të vendit të tij. Ai tha se izraelitët janë adhurues të udhëtimeve, dhe këtë sipas tij e dëshmon fakti se nga afro 8 milionë banorë sa ka Izraeli, realizojnë 20 milionë fluturime në vit.

Ministri Bekteshi informoi se Maqedonia si shtet multietnik dhe multikulturor ofron shumë kapacitete turistike, të cilat qytetarët e Izraelit mund ti vizitojnë, dhe shumë qendra kulturore mijëravjeçare.

Bekteshi tha se Maqedoninë e vizitojnë afro 10 mijë turistë në vit, por se ky numër do të rritej në rast se lëshohet një linjë direkte fluturimi që do të lidhte Shkupin me Tel-Avivin. Idenë e ministrit Bekteshi e mbështeti ministri izraelit, dhe vendosën që të formohen dy grupe pune nga dy vendet që do të analizonin kapacitetet turistike që mund të vizitoheshin në dy vendet.

Gjithashtu u vendos që tur-operatorë dhe gazetarë të vizitojnë dy vendet për të njoftuar qytetarët e dy vendeve me bukuritë e Izraelit dhe Maqedonisë.

Pjesë e delegacionit janë zëvendëskryeministri, Koço Angjushev, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button