Civili me thirrje të re për inspektim në listën e votuesve
CIVIL – Qendra për Liri u bën thirrje qytetareve dhe qytetarëve të ndihmojnë për revidimin e listës së votuesve, dhe të paraqesin parregullsi. Ata mund të bëjnë inspektim publik në listën votuesve deri më 9 shtator në mesnatë.
Pavarësisht nga vlerësimi i KSHZ se inspektimi në listën e votuesve të qytetareve dhe qytetarëve është i mirë, Civili apelon deri te të gjtihl qytetarët me të drejtë vote, që sa më shpejtë të kontrollohen dhe të paraqesin parregullsi, gjegjësisht, nëse është e nevojshme të bëhet plotësim, anulim ose regjistrim në listën e votuesve.
Lista mbetet të jetë sfidë për Komisionin Shtetëror Zgjedhor, pavarësisht nga orvatjet për revidim. Duke pasur parasysh përvojën e nga e kaluara, por edhe gjendjen e listës votuese në deklarimet e referendumeve gjatë muajve të kaluar, Civili ka konstatuar se përveç kyçjes së institucioneve relevante në zgjidhjen e problemeve me listën e votuesve, KSHZ ka nevojë për ndihmë dhe bashkëpunim nga elektorati dhe organizatat e shoqërisë qytetare.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor, për zgjedhjet vendore më 15 tetor parashikon dy mënyra për kontrollimin e listës së votuesve, në Komisionet Komunale Zgjedhore, ose me kontrollim elektronik.
Civili rekomandon, nëse kanë mundësi, qytetaret dhe qytetarët t’i shfrytëzojnë dy mënyrat për inspektim në listën e votuesve, me qëllim të ndihmojnë në harmonizimin e të dhënave. Përvoja paraprake e Civilit tregon shembuj të shumta ku qytetarët sipas inspektimit elektronik gjenden në listën e votuesve, ndërsa me inspektim në vend, nuk janë.
Njëkohësisht, Civili u bën thirrje qytetarëve ta informojnë Civilin për të gjtiha parregullsitë në listën e votuesve.
Deri më 3 shtator, sipas raportit të KSHZ, gjithsej 16.319 qytetarë janë kontrolluar në listën e votuesve.
Duke pasur parasysh se në zgjedhjet e kaluara të parakohshme parlamentare në vitin 2016, gjithsej 1.784.416 qytetarë kanë pasur të drejtë votimi, Civili konstaton se me këtë tempo të inspektimit në listën e votuesve, KSHZ po përballet me rrëmujë të sërishme në ditën e zgjedhjeve.