KE: Veprimi i autoriteteve turke e bëjnë të pamundur anëtarësimin e Turqisë në BE

Komisioni Evropian sot kumtoi se aksionet e autoriteteve turke e bëjnë të pamundur bashkimin e Turqisë drejt Bashkimit Evropian.

Kjo kumtesë u dha, pasi kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se “Turqia asnjëherë nuk do të bëhet anëtare e BE-së”, duke iu referuar ndërprerjes së negociatave me Ankaranë për përfshirje në Union.

Zëdhënësi i KE-së e citoi deklaratën e kryetarit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, që u dha javën e kaluar në kuadër të fushatës parazgjedhore.

“Turqia me hapa të mëdha po largohet nga Evropa dhe me këtë bëhet e pamundur që ajo të bashkohet drejt BE-së”, theksoi Junker.

Zëdhënësi i BE-së, gjithashtu theksoi se, secili vendim për atë nëse zyrtarisht duhet të ndërpritet procesi për anëtarësimin e Turqisë në Union, që kohë më parë është bllokuar, mund të sillet vetëm nga vende-anëtare, e jo nga Komisioni Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button