Është vjedhur një bastore sporti në Shkup

Tre persona të maskuar kanë kryer plaçkitje në një bastore sporti në Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se mbrëmë rreth orës 22:00 në një bastore sporti në rr “8-të Shtatori” në Shkup tre persona të panjohur të maskuar kanë kryer plaçkitje ndaj të punësuarve. Autorët me kërcënim me armë e kanë marrë qarkullimin ditor dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

SPB Shkup ndërmerr masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhje të tërësishme të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button