Hospitalizohet Lil Wayne, anulon koncertin

Reperi Lil Wayne ka anuluar koncertin e tij në Las Vegas që është paraparë të mbahet të dielën, për shkak të disa problemeve shëndetësore, raporton TMZ.

Këngëtari u shtrua në spital në Çikago, pasi u gjet pa vetëdije në dhomën e tij të hotelit. Përkundër periudhës së tij të vazhdueshme me epilepsi, reperi thuhet se është liruar nga spitali, transmeton Klan Kosova.

Meqenëse Lil Wayne ka vuajtur edhe më parë me probleme shëndetësore, ka të ngjarë që mjekët e këshilluan atë të mos fluturonte për shkak të gjendjes së tij. Në vitin 2016, reperi ka bërë ulje emergjente gjatë një fluturimi në Kaliforni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button