Malala kërkon nga Suu Kyi të dënojë trajtimin e myslimanëve

Malala Yousafzai, fituesja më e re e Nobelit për Paqe, i bëri thirrje laureates tjetër të këtij çmimi, Aung San Suu Kyi, të dënojë, siç tha, trajtimin e turpshëm të myslimanëve Rohingya në Birmani.

Afro 90,000 myslimanë Rohoingya kanë ikur nga dhuna në këtë vend, për të gjetur strehim në Bangladesh.

Përleshjet kanë shpërthyer më 25 gusht, pasi kryengritësit Rohingya kanë sulmuar disa stacione policore, duke nxitur më pas reagimin e ushtrisë budsite, njofton “REL”.

Ushtria thotë se po kryen operacione kundër “terroristëve ekstremistë”, por myslimanët që kanë ikur në Bangladesh, thonë se janë detyruar të largohen për shkak të vrasjeve dhe zjarrvënieve.

Është kjo sfida më e madhe politike me të cilën po përballet udhëheqësja e Birmanisë, Suu Kyi.

Disa kritikë perëndimorë thonë se Suu Kyi nuk e ka mbështetur pakicën myslimane, e cila për kohë të gjatë ankohet për persekutim.

Në një deklaratë në Twitter, Malala tha se bota “është duke pritur atë të flasë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button