U dëmtua me ngjyrë murali në sheshin “Skenderbeu”

Murali i vendosur në Sheshin Skenderbej të Shkupit i cili u përurua javë më parë ka pësuar dëmtime si pasojë e hedhjes së ngjyrës nga qytetarë të papërgjegjshëm. Siç njoftuan për Portalb.mk nga Komuna e Çairit, realizuese e këtij sheshi, kjo nuk është e vetmja parregullsi, sepse gjatë ditës së djeshme janë parë edhe vetura të parkuara para këtij murali.

45dz46dz46dz“Komuna e Çairit dënon ashpër ngjyrosjen e muralit në Sheshin Skenderbej. Krahas ngjyrosjes së muralit, ne kemi evidentuar edhe një parregullsi, parkimi i veturave para këtij murali. Konsiderojmë se kjo është bërë nga persona të papërgjegjshëm dhe të cilët kanë synim njollosjen e këtij objekti dhe personave të vendosur në të. Komuna ka ndërmarrë të gjitha hapat për zbulim të kryerësve të veprës dhe sa më shpejt të njëjtit do t’i vendos para drejtësisë”, tha për Portalb.mk zëdhënësi i Çairit, Kushtrim Alla.

Ai shtoi se rasti i tillë të mos përdoret për çështje ndëretnike, sepse nuk përjashtohet mundësia që dëmtimi të jetë bërë nga vetë shqiptarët.

I pyetur se pse është lejuar ky dëmtim dhe a sigurohet ky shesh për të shmangur këto lloj incidente edhe në të ardhmen, Alla sqaroi “ka sigurim të vendosur dhe dje kanë qenë në punë, nuk e di se si ka ndodhur kjo. Do të vlerësojmë tërë situatën dhe do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshme”, tha ai.

Përndryshe, sot në mëngjes është parë se si është hedhur ngjyrë në muralin e vendosur në Sheshin Skenderbej të Shkupit ku ndër të tjerash, në të është e vendosur edhe figura e Nënës Terezë, mbi të cilën është bërë dëmi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button