Formacioni i Shqipërisë kundër Maqedonisë, Panucci ndryshon sulmin (FOTO)

Liridon Latifi megjithëse po kalon një formë të shkëlqyer fizike, Christian Panucci atij nuk i ka dhënë asnjë minutë në dispozicion për tu futur në fushën e lojës me fanellën kuqezi.

Në përballjen e nesërme kundër Maqedonisë tekniku italian nuk pritet të kryejë eksperimente me 11-shen titullare.

Armando Sadiku pritet ta nisë këtë takim si titullar, ndërsa reparti i mbrojtjes do të qëndrojë i pandryshuar ashtu si në përballjen kundër Lihtenshtejnit.

Rikthimit në sulm i ‘bomberit’ elbasanas ka shtuar konkurrencën mes Grezdës dhe Llullakut të cilët luftojnë për vendin e titullarit në krahun e majtë.

Është ‘panorama sport’ e cila ka publikuar formacionin e mundshëm të kuqezinjve:

Image

LEXO: Kombëtarja e qetë drejt Strumicës

LEXO: Milioneri suedez do të jetë gjyqtari i ndeshjes Maqedoni – Shqipëri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button