Milioneri suedez do të jetë gjyqtari i ndeshjes Maqedoni – Shqipëri

UEFA i ka besuar një gjyqtari me shumë eksperiencë ndeshjen delikate ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë, që do të luhet nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Mlladost” të Strumicës.

Kryesor do të jetë suedezi 44-vjeçar Jonas Erikson, i cili e ka marrë stemën e FIFA-s që në vitin 2003. Ai vlerësohet nga FIFA si një ndër arbitrat më të rëndësishëm ndërkombëtarë, i caktuar për të gjykuar edhe finale të Ligës së Europës. Gjithashtu, Erikson është pjesë e trupës më të mirë të gjyqtarëve të përzgjedhur për finalet e Botërorit dhe Europianit.

Erikson njihet si një gjyqtar multimilioner. Sipas mediave suedeze, vetëm nga shitja e 15% të aksioneve të një kompanie televizive, ai ka mundur të fitojë rreth 7 milionë euro pak vite më parë. Nesër asistentë të tij do të jenë Matias Klasenius dhe Daniel Uarnmark.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button