Mësohuni si të bëheni aktivist në rrethin tuaj, bëhuni pjesë e impACT

Nga sot të rinjtë do të kenë mundësinë të trajnohen online për t’u bërë aktivistë në vendet e tyre ku jetojnë. Kurset online janë të organizuara nga Democracy Lab, shoqatë për avancimin e demokracisë e cila sot lëshoi në përdorim setin e mjeteve dhe resurseve për aktivizëm rinor në platformën online www.impACT.mk

Kjo platformë ofron kurse online, bankë të ideve dhe hartë për vullnetarizëm me qëllim t’ju ndihmojë të rinjve për të qenë aktiv në komunitetet e tyre, thonë nga Democracy Lab.

“Kurset online kanë për qëllim t’ju japin të rinjve shkathtësitë bazike për të ndërmarrë iniciativa dhe për të implementuar projekte dhe aktivitete në komunitetet e tyre. Banka e ideve ka për qëllim të nxisë imagjinatën krijuese tek të rinjtë dhe t’i orientojë ata kah aktivitetet dhe projektet përmes të cilave ata mund të luajnë rol aktiv në transformimin pozitiv në komunitetin e tyre.” Shprehet për Portalb.mk Sefer Selimi, drejtor.

Sipas tij, harta për vullnetarizëm identifikon shumicën e organizatave rinore, organizatat që punojnë me të rinjtë dhe grupet joformale të të rinjve që janë aktive në komunitetet ku këto të rinj jetojnë.

Në kuadër të projektit impACT, Democracy Lab do të implementojë 20 aktivitete në partneritet me organizatat rinore YEP – Gostivar, Kreaktive – Kavadarci, Aurora – Tetovë dhe Faktor – Kërçovë, në periudhën Shtator – Nëntor 2017.

Projekti impACT realizohet me përkrahjen e Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare në Maqedoni, i cili implementohet nga Ist Vest Menaxhment Institut. Për më tepër informata ndiqeni linkun: https://www.facebook.com/CEPMacedonia/

Shoqata për avancimin e demokracisë Democracy Lab ka për qëllim forcimin e vlerave demokratike në Maqedoni dhe Ballkan, me fokus të veçantë tek të rinjtë dhe shoqatat qytetare. Për më tepër vizitoni: www.DemLab.org    www.facebook.com/demlab.org  www.twitter.com/demlab_org

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button