Sulmohet polici në Mitrovicë

Tre persona janë arrestuar në rrugën ‘Ivo Lola Ribar’ në Mitrovicë, pasi që të njëjtit në gjendje të dehur kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor (jashtë detyre) i cili ishte së bashku edhe me një tjetër person, dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime të lehta, transmeton Telegrafi.

Viktimat pas tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe liruar, ndërsa edhe të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë liruar për t’u intervistuar më vonë.

Rasti sipas Policisë, është duke u hetuar, ndërsa ngjarja raportohet se ka ndodhur pasditen e djeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button