Shkup, është djegur një veturë

Një veturë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në rrugën “Kosta Abrasheviq” në Shkup.

Denoncimi në polici ka ardhur rreth orës 3:30 ku është marë njoftimi se një person i panjohur i ka vënë zjarrin makinës me targa të Shkupit, pronësi e F.Xh, (1978) nga Shkupi.

Makina është djegur në brendi, ndërsa është gjetur edhe shishe plastike me vaj të panjohur.

Policia ka bërë ekspertizë në vendngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button