Vrasësi i gjyqtares, Gjykata jep “arrest me burg”

Është zhvilluar mesditën e sotme seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildes Hafizi, njofton Top Channel.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, duke ngritur plot 3 akuza në ngarkim të vrasësit të gjyqtares. Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë duke dhënë masën “arrest me burg” për shtetasin Fadil Kasemi.

Organi i akuzës kishte dorëzuar më herët kërkesën, ku autori i vrasjes akuzohet për kryerjen e veprave penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtjes pa leje” dhe “rrëmbim personi”.

Pas krimit të rëndë, 53-vjeçari me pistoletë në dorë i ka dalë përpara një furgoni dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar shoferit që ta largonte nga vendi i ngjarjes. Sipas materialit të Prokurorisë, Fadil Kasemi nuk ka pranuar të flasë për faktin dhe rrethanat e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button