Emri i parfumit më të ri të Tom Ford me siguri do ju çudisë

Nëse jeni të apasionuar pas parfumeve, me siguri ky artikull do ju interesojë. Tom Ford, po përgatit aromën më të re, që do jetë në treg këtë shtator.

Deri këtu çdo gjë duken në rregull. Por ndërsa ju vijnë në mendje, emra nga më të ndryshëm për këtë aromë të re, ne ju tregojmë se emri i parfumit të ri do të quhet thjesht “Fucking Fabulous”.

Po po ky do jetë emri i tij. Parfumi do të mund të blihet në dyqanet Tom Ford, ose online me datën 6 shtator. “Fucking Fabulous”, do të jetë një aromë joshëse dhe e guximshme, nga mjeshtri i gjërave të tilla.

Por le të ndalemi pak te çmimi i kripur që ka. Një parfum 50 ml do të kushtojë 310 dollarë, ndërsa kremi i lëkurës, do të jetë plot 495 dollarë. Gjithsesi, nëse aroma do ju pëlqejë, ia vlen apo jo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button