Këshilla dinake si të mbani ngjyrën e lëkurës edhe në shtator

Keni marrë një ngjyrë të bukur gjatë pushimeve dhe dëshironi ta mbani sa më gjatë, edhe në muajt pasardhës? Ju sugjerojmë të ndiqni këto këshilla për një lëkurë të nxirë e të hidratuar:

Një skrab i lehtë

Pastroni  lëkurën lehtë me skrab një herë në javë (jo më shumë) duke eleminuar shtresën sipërfaqësore. Mund të bëni një skab të mirë e të ëmbël edhe në shtëpi me mjaltë e sheqer. Është mjaft i efekshëm!

Pini shumë ujë

Lëkura ka shumë nevojë që të qëndrojë e hidratuar. Lërëni mënjanë koktejlin e preferuar dhe pini sa më ujë që të jetë e mundur në ditë! Nëse ju pëlqen, mund ta aromatizoni gotën e ujit me mente ose pak xhenxhefil.

Konsumoni fruta dhe perime

Ju duhet që të pasuroni trupin me përbërës aktivë, vitamina dhe minerale të dobishme të cilat mbajnë trupin dhe lëkurën në mënyrë të përsosur. Mbani parasysh se në qoftë se lëkura nuk është e hidratuar, as organizmi nuk është i tillë. Ushqehuni me produkte të cilat përmbajnë karoten: karotat dhe sallatrat janë mike të lëkurës suaj.

Dush me vaj

Në vend të shampos mund të përdorni vaj për të larë pjesën më sipërfaqësore të trupit, ju e keni bërë skrabin tashmë.

Kremi hidratues

Vendosni gjithmonë krem hidratues në trup. Është ushqyes shumë i mirë i lëkurës. Zgjidhni një krem pa përmbajtje alkooli për të shmangur irritimin e lëkurës.

Merrni rreze dielli edhe në vjeshtë

Përfitoni edhe nga ditët e bukura e plot diell të vjeshtës, do të ndihmojë mirëqenien tuaj si edhe që të mbani nxirjen më gjatë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button