Zaev: Gjatë këtij muaji do të publikohen “menu” për tërheqjen e investitorëve

Do të barazohen tërësisht të gjitha kontributet dhe ndihma shtetërore për hapjen e vendeve të reja të punës si edhe kontributet e investimeve të reja në vend edhe për kompanitë vendore edhe për të huajat.

Këtë e paralajmëroi sot kryeministri, Zoran Zaev gjatë vizitës në Veles, duke theksuar se gjatë këtij muaji do të publikohen të ashtuquajturat “menu” për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe vendorë.

“Plotësisht do t’i barazojmë të gjitha kontributet dhe ndihmën shtetërore për hapjen e vendeve të reja të punës dhe investimeve të reja në Republikën e Maqedonisë. Dhe përfundimisht kompanitë vendore do të marrin trajtim të njëjtë dhe në disa segmente edhe më të mirë nga kompanitë e huaja, për arsye se ato kanë potencial për hapjen e vendeve të punës më stabile”, deklaroi Zaev në Veles.

Kryeministri sqaroi se me këtë do të thotë se punëdhënësi i cili do të hap vende të reja pune me pagë më të madhe se paga minimale diku me atë mesatare do të ketë mundësi për ndihmë shtetërore të drejtpërdrejt me masa stimuluese të hap sa më shumë vende të punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP