Në Veles janë arrestuar shtatë persona për shkak të prodhimit dhe lëshimit në qarkullim të drogës

Dega për tregti të palejueshme pranë Sektorit për punë të brendshme Veles arrestoi shtatë persona për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave subtropike dhe prekursorëve, informojnë nga MPB.

“Në periudhën prej orës 19:00 më 26.08.2017 deri në orën 06:00 më 27.08.2017, pas aksionit të organizuar dhe zbatuar paraprakisht, Sektori për tregti të palejueshme pranë MPB Veles arrestoi shtatë persona për shkak të dyshimit për vepra të kryera penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave subtropike dhe prekursorëve” sipas nenit 215 dhe “mundësim i prëdorimit të drogave narkotike, substancave subtropike dhe prekursorëve” sipas nenit 216 nga Kodi penal i Republikës ës Maqedonisë, kumtoi MPB.

Nga atje njoftojnë se në afërsi të liqenit “Mlladost” janë privuar nga liria D.D. (31) nga Velesi, i cili është kapur në momentin kur ka bërë shitjen e drogës narkotike, nga i cili janë marrë banknota në vlera të ndryshme si dhe katër paketime me materie bari, që ishin paketuar me masa prej rreth 300 gramë.

“Janë arrestuar edhe D.G. (20) dhe I.Gj. (39), të dy nga Gostivari, G.Gj. (28* dhe A.S. (28), të dy nga Shkupi. Këta persona janë arrestuar në parkun në Veles gjatë mbajtjes së një ahengu. Tek ata janë ahsur dhe më pas konfoskuar sasi e madhe e tabletave me ngjyrë të bardhë, materi e gjelbër bari me masë prej rreth 10 gramë dhe banknota të ndryshme”, informojnë nga Minsitria.

MPB njofton se në ahengun e njejtë janë privuar nga liria edhe D.S. (25) nga Negotina dhe A.M. (17) nga Sveti Nikola.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të gjithë personave do të parashtrohen padi penale për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave subtropike dhe prekursorëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button