Vuçiq: Në dialogun me Kosovën ndërmjetësuese është vetëm BE-ja

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se Bashkimi Evropian është ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe se Beogradi nuk e ka në plan që të ndryshojnë formatin e bisedimeve.

Në rastin ku mediat serbe kanë shkruar për mundësinë që në dialog të futen ‘lojtarë të rinj, Vuçiq ka thënë që për Serbinë, BE është ndërmjetës nën sundimin e së cilës do të zhvillohet dialogu, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

“Por që nëse u kërkohet fuqive të mëdha që të na bashkohen, pastaj të gjitha forcat do të përfshihen, por që nuk mendoj se kjo është në lojë”, ka thënë Vuçiq.

“Është përherë mirë për të pasur konsultime me amerikanët, gjermanët, rusët dhe kinezët…Çështjet më rëndësi të konfliktit të ngrirë nuk mund të zgjidhen pa dijeninë e faktorëve të rëndësishëm, por që të përfshirë në dialog për momentin është vetëm BE-ja”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button