Dhunuesit e Kuvendit sot nisin me protesta të reja në Shkup

Lëvizja e afërt me VMRO-DPMNE-në – “Tvrdokorni”, që më 27 prill hyri dhunshëm në Kuvend, rrahu deputetë dhe demoloi objektin, paralajmërojnë se sot, më 2 shtator do të mbajnë marsh me fillim në ora 17 nën moton “Marsh për abolim të patriotëve – marsh për zgjimin e popullit maqedonas”, shkruajnë në faqen e tyre të Facebook-ut, njofton Portalb.mk.

Sipas paralajmërimeve, protesta do të fillojë nga Katedralja Ortodokse e Shkupit, do të vazhdojë nga Qeveria dhe do të mbarojë përpara Kuvendit.

“Hajde të gjithë t’u kundërvihemi padrejtësive ndaj popullit maqedonas, të cilët në kontinuitet kthehen dhjetëra vite mbrapa, të gjithë t’i kundërvihemi dygjuhësisë, t’i kundërvihemi përpjekjes që të vendosen emigrantë, hajde t’u tregojmë politikanëve se populli është ai që vendos për të ardhmen e tij, dhe se populli nuk do të qëndrojë i qetë derisa dikush përpiqet që t’ia marrë atë pak që i ka ngelur, t’u tregojmë se ne kemi KRENARI. I ftojmë të gjithë patriotët të marrin pjesë”, thuhet në thirrjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button