Çaçiç dhe Modriç: Kosova luan më mirë si mysafire sesa në fushë të saj

Përzgjedhësi i përfaqësueses kroate të futbollit, Ante Çaçiç dhe kapiteni i përfaqësueses Luka Modriç para ballafaqimit të sotëm me Kosovën, ndeshjen e kanë vlerësuar si përballje shumë e rëndësishme eliminatore në të cilën Kroacia do të luaj me formacionin e saj më të mirë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Na pret një ndeshje jashtëzakonisht e mundimshme. Kosova ka hyrë në një ritëm tjetër të garës, tashmë njihen më mirë. Loja me ekipe të tilla është më e vështirë në fushën tonë se sa si mysafir. Kanë lojtarë mjaft të shpejtë në sulm. Duhet të përqendrohemi që nga minuta e parë që mos të ndodhë diçka që mund të na kompromentojë. Këtë ndeshje e ndjej si eliminatore, ndërsa pas kësaj ndeshje nuk ka më kthim”, ka thënë Çaçiç.

Modriç ka paralajmëruar se përfaqësuesen kroate e pret një ndeshje e vështirë, duke shtuar se “Kosova është një ekip shumë i paparashikueshëm, teknikisht të përgatitur dhe me shumë lojtarë të shpejtë dhe nëse nuk jeni në një nivel të mirë, mund të shkaktojnë probleme. Kam vërejtur se Kosova luan më mirë si mysafire sesa në fushë të saj, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të japim maksimumin, ashtu që në Turqi të shkojmë me një rezultat dhe atmosferë pozitive”.

Modriç tha se synimi i Kroacisë është të fitojë që të katër ndeshjet deri në fund të kualifikimeve për Kupën Botërore, “Rusi 2018”.

Kapiteni i Kroacisë beson se në ndeshjet kundër Kosovës dhe Turqisë do të kompensojnë humbjen kundër Islandës.

Deri më tani janë shitur rreth 11.500 bileta për ndeshjen sotme mes Kroacisë dhe Kosovës që do të luhet në stadiumin Maksimir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button