Si mund të ruani më gjatë nxirjen e plazhit

Kemi kaluar orë të tëra duke u pjekur në diell, dhe kur kthehemi në qytet ajo që na shqetëson është nxirrja e lëkurës që për fat të keq ka pak jetëgjatësi.
Por mund të bëhet diçka për ta zgjatur këtë ngjyrë dhe ndjesinë e verës, dhe kjo falë disa zakoneve apo pak strategji në rutinën tuaj të bukurisë.

Dielli dhe lëkura
Cikli natyror i qelizave të lëkurës është 28 ditë, e më pas ato vdesin dhe zëvendësohen nga qeliza të reja. Kur lëkura është e nxirë, jeta e tyre mesatare shkurtohet pak, dhe ndalet në 21 ditë. Bëhet fjalë për një të dhënë biologjike. Për fat të mirë dielli ‘nuk mbyllet’ kur mbarojnë pushimet. Shëtitje në ajër të pastër, nën diell apo një xhiro me biçikletë, ndihmon lëkuyrën të prodhojë melaninë të re, duke rinovuar edhe nxirjen, transmeton Top Channel.

Hidratimi
Bashkë me skrabin, është fjala kyçe e bukurisë së përditshme që shpëton nxirjen. Pas dushit mos u kurseni në kremin për trupin, zgjidhni një produkt të mirë ushqyes apo vaj për ta përdorur mbi lëkurë të lagur.

Kura natyrale pas diellit
Zbuloni vetitë e gjalpit të karitesë, i pasur me vitamina dhe substanca ushqyese, dhe aloe verën që ka shumë veti hidratuese dhe rigjeneruese. Përdorni xhelin e pastër të saj dhe shtoni disa pika vaj vegjetal. Evitoni produktet që kanë alkol, si parfumet, pasi e dehidratojnë lëkurën.

Ushqimi
Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar, e pasur me drithëra, fruta e perime me ngjyra që kanë shumë betakaroten, të ndihmon të mbash ngjyrën e plazhit edhe për pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP