Një hap më larg Rusisë: hyri në fuqi Marrëveshja e Asociimit midis Ukrainës e BE-së

Marrëveshja e Asociimit që forcon lidhjet midis Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, ka hyrë në fuqi sot, duke i dhënë fund dramës politike rreth saj.

Në vitin 2013, ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka hequr dorë nga kjo marrëveshje, duke nxitur protesta në rrugë, të cilat kanë çuar më pas në rrëzimin e tij nga pushteti.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, përmes një postimi në Facebook, tha se hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Asociimit konfirmon të ardhmen që ka zgjedhur populli ukrainas në Revolucionin e Dinjitetit.

Poroshenko e ka nënshkruar këtë marrëveshje në qershor të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button