LSDM-ja dorëzoi pakon me ligje në Parlament, ja cilat

Propozim-ligji për pagë minimale, për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjes me pronësi dominante të shtetit, si dhe rregullativa për heqjen e taksës radiodifuzive, janë pjesë e pakos së ligjeve që do të dorëzohen në Kuvend para fillimit të seancave parlamentare, njofton Shenja. Këtë e deklaroi sot koordinatori i grupës parlamentare të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, i cili tha se për këto ligje ka kërkuar përkrahjen edhe nga partitë opozitare.

“Ligjet dorëzohen sipas procedurës së shkurtuar pasi janë siguruar mjete me sjelljen e rishikimit të buxhetit”, tha Tomisllav Tuntev nga LSDM.

Me ligjin për pagë minimale, sipas tij, do të rritet paga minimale në 12 mijë denarë. Ndërsa me ligjin për të falimentuarit, Qeveria synon të lehtësojë problemin e mbi 3500 personave që kanë mbetur pa punë si pasojë e falimentimit të kompanive shtetërore.

“Me të ashtuquajturin ligj për të falementuarit do të mundësohet sigurim material të mbi 3500 personave përkatësisht persona që më së paku 15 vite kanë qenë më së paku 15 vite në marrëdhënie pune me ndërmarrjen në pronësi shtetërore dhe të cilët në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit do të jenë në moshë prej 52 vjeç për gratë dhe 55 për burrat. Ata do të kenë të drejtë për dëmshpërblim në të holla me vlerë prej 7.596 denarë në muaj”, theksoi Tuntev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button