Vajgëll, Flekenshtajn, Kukan: Shohim dinamikë të re në vend në rrugën drejt BE-së

Dialogu politik është i domosdoshëm për avancim në rrugën e reformave urgjente dhe për përmirësimin e kulturës parlamentare dhe atmosferën në Kuvend, thuhet në deklaratën e përbashkët të eurodeputetëve Ivo Vajgëll, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, liderët e partive politike dhe koordinatorët e partive politike parlamentare.

Eurodeputetët, theksojnë se në takimet, e kanë shfaqur mbështetjen e tyre të përhershme për dialog mes partive politike, posaçërisht për agjendën reformuese të nevojshme për anëtarësimin e vendit në BE dhe për funksionim efektiv institucional të Kuvendit.

“Spikeri dhe partitë politike e përshëndetën përkushtimin e Parlamentit Evropian dhe propozimet tona për mbështetje të dialogut dhe kërkesën për kompromise të cilat janë pjesë nga institucionet efektive dhe moderne parlamentare. Biseduam si ta mbështesim ndërtimin e kapaciteteve për të punësuarit në Kuvend dhe e mbështesim ndërtimin e kapaciteteve për të punësuarit dhe anëtarët e Parlamentit, posaçërisht përmes ekspertizës teknike të mbështetur nga Komisioni Evropian”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tre eurodeputetëve.

Në punën tonë me eurokomisarin Han, thuhet në kumtesë, gjithmonë e tregojmë solidaritetin tonë që të punojmë me Kuvendin për mbështetjen e shtetit në rrugën drejt integrimit Evropian.

“Pas takimeve shohim dinamikë të re përpara në vend. Jemi të kënaqur nga interesi i shprehur i spikerit dhe liderëve të partive politike për kyçje në dialog për punët e rëndësisë strategjike për vendin dhe qytetarët e saj, përfshirë edhe reformat e nevojshme për progres në rrugën për eurointegrimin. Në prag të zgjedhjeve lokale, i inkurajojmë të gjithë përfaqësuesit politik dhe institucionet të sillen me përgjegjësi dhe të sigurojnë kushte të barabarta për të gjithë qytetarët që t’i përmbushin të drejtat e tyre demokratike”, thuhet në kumtesën e përbashkët të eurodeputetëve Vajgëll, Flekenshtajn dhe Kukan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button