Rikthehet grupi ‘Minatori’, sjellë këngë të re

Rok-grupi i suksesshëm ‘Minatori’, të cilët i takojnë gjeneratës kur muzika është dëgjuar e ndjerë, ka kohë që i ka munguar skenës, shkruan KultPlus.

Por, ky rok bend, ndonëse prezent kohë pas kohe nëpër mbrëmje të ndryshme, ka kohë që nuk kanë sjellë në skenë një këngë të re, ani pse kërkesat për rikthimin e tyre janë të shumta.

 Solisti i ‘Minatorit’, Naser Gjinovci ka bërë të ditur se do të rikthehen por asnjëherë duke mos specifikuar asgjë.

Por, kësaj pritje po i vjen fundi. ‘Minatori’ sonte sjellë këngën e re. Është Hamam Bar Prishtina që e sjellë Minatorin sonte në skenë për të performuar edhe këngën e re të titulluar “Krejt njejt”.

Andaj të gjithë ju që e keni pritur këtë rikthim, sonte nga ora 21:00 në Hamam Bar Prishtina, ju pret grupi Minatori dhe kënga e tyre e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP