Të gjitha fotografitë zyrtare të princeshë Dianës dhe princit Çarls tregojnë të njëjtën gënjeshtër

Martesa e princeshë Dianës dhe princit Çarls është ende ndër temat më të diskutuara.

Të gjithëve ne na është krijuar përshtypja se dimë çdo gjë për to, por dita ditës sa vjen dhe na del ndonjë detaj i ri. Fotografitë e çiftit të bërë kryesisht nga fotografi i familjes mbretërore tregojnë të njëjtën gënjeshtër: princi Çarls është më i gjatë se princeshë Diana, transmeton Revistaclass.al.

Fotografi qëllimisht ka dashur të vërë në dukje se Çarls është më i gjatë se Diana në mënyrë që ai të krijojë atë përshtypjen e një ‘mburojë’ si dhe ky supozohet të jetë një çift ideal: burri më i gjatë se gruaja.

Vetëm kohët e fundit gazetarët zbuluan “gënjeshtrën” e fotove. Në të vërtetë, Princi Charles dhe Princesha Diana ishin në të njëjtën lartësi.

Diana “u detyronte” që në foto të qëndrontë një shkallë më poshtë ose të mënjanonte në njërën këmbë për t’u dukur më e shkurtër se Çarls dhe për të treguar pamjen harmonike të çiftit.

Sipas ekspertëve, kjo gjë është bërë posaçërisht për të vënë në dukje statusin e Çarls dhe rolin udhëheqës të tij në familje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button