Fituesit dhe humbësit e merkatos verore

Dje ishte dita e fundit e merkatos verore të futbollistëve në disa shtete evrpiane, e cila këtë vit, solli mjaft ndryshime.  PSZH mund të cilësohet si mbreti i kësaj merkatoje, me afrimin e Kilian Mbapes dhe veçanërisht brazilianit Nejmar, i cili u bë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, plot 222 milionë euro.

Po në Francë, ekipi kampion i Monakos arriti të arkëtojë shuma jashtëzakonisht të mëdha, me shitjen e disa prej yjeve të saj  Barcelona vendosi gjithashtu një record,  me 148 milionë eurot e paguara për afrimin e Dembele nga Borusia Dortmund, ndërsa Real Madrid ishte protagonist i merkatos në shitje, pasi nga “Bernabeu” u larguan Morata, Xhejms, Pepe dhe Danilo. Në Angli, dy Maçesterët dhe çellsi, ishin mjaft aktive në merkato, ndërsa për Liverpulli mund të thuhet se mbajtja e Koutinjos, ishte arritja më e madhe e kësaj merkatoj.

Në Itali, Milani bën një merkato me shumë emra, ku spikat Leonardo Bonuçi i ardhur nga Juventusi. “Bardhezinjtë” afrojnë disa futbollistë, por asnjë emër të bujshëm, ndërsa Inter duket se goditjen më të madhe e ka bërë me trajnerin Luçiano Spaletti. Në Gjermani, goditjen e vetme të madhe, të merkatos në hyrje, e bëri Bajern Munihu, me transferimin nga Reali të kolumbianit Xhejms Rodrigez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button