Viti i ri shkollor për shqiptarët fillon me libra skandaloz!

Gabimet skandaloze që hasen në tekstet e tanishme shkollore, dhe që janë të natyrës së  ndryshme, duke filluar nga gabimet gjuhësore, konceptuale e deri te fyerjet do të vazhdojnë të jenë prezent edhe gjatë këtij viti të ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore.

Mësimdhënësit, prindërit u ankuan shpesh herë për përmbajtjen, kualitetin si dhe mungesën e librave, mirëpo ankesa e tyre hasi në vesh të shurdhër për shumë vite ngase Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nuk ndërmori asgjë për asnjë nga ankesat e parashtruara.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, atë kohë si zgjidhje pa Marrëveshjen për të marrë libra nga Universiteti i Kembrixhit, projekt ky i cili u vlerësua si i dështuar madje pak kohë më parë Qeveria e Maqedonisë miratoi vendim që të anulohet implementimi i programit të Kembrixhit për gjimnazet e viteve të para, të shkollave të mesme profesionale katërvjeçare dhe shkollave të mesme profesionale trevjeçare, mirëpo një gjë e tillë  nuk ndodhi edhe me shkollat fillore.

Ndërkaq mësimdhënësit dhe prindërit ankohen se librat janë mjaft të vështirë dhe se kërkojnë punën praktike, kurse në Maqedoni sidomos tek paralelet shqipe numri i nxënësve në një klasë është tejet i madh për të punuar në këtë mënyrë.

Nga ana tjetër Iniciativat e Ministrisë së arsimit, për evidentimin dhe përmirësimin e gabimeve në tekstet shkollore , për Lidhjen e arsimtarëve shqiptarë, janë të pa mjaftueshme. Arsimit shqip i nevojiten komplet tekste të reja dhe strategji e re arsimore, sepse strategjia e mëparshme nuk ka treguar rezultat, konsideron Kryetari i Lash-it , Nuhi Dardhishta.

Kurse sa i përket unifikimit të teksteve shkollore, edhe pse tani më një kohë u nënshkrua Marrëveshja në fushën e arsimit mes MASH-it të Maqedonisë dhe Shqipërisë, ende nuk ka asgjë konkrete se si mund të ndihmojë Shqipëria, Maqedoninë për përmirësimin e teksteve skandaloze, madje nxënësit  as këtë shtator nuk do ta kenë në duar as edhe Abetaren e unifikuar.

Ndryshe, nxënësit e klasës së parë, të dytë dhe të tretë filluan të mësojnë sipas programit të “Kembrixhit” prej vitit 2014, ndërsa ky program më vonë filloi të zbatohet edhe në klasën e katërt, pestë dhe gjashtë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button