Game of Thrones – Kush është Aegon Targaryen?

Zbulohet më në fund emri i birit të Lyanna Stark dhe Rhaegar Targaryen: cilat janë pasojat për fatin e Jon Snowt?

Në përfundim të episodit të fundit të javës së shtatë të “Game of Thrones”, ndër më të kritikuarit, por edhe ndër më të shikuarit e të gjithë kohërave, është konfirmuar rrëfimi se Jon Snow është, në të vërtetë, bir i Lyanna Stark dhe Rhaegar Targaryen (vëllai i Daenerys). Jo vetëm që kjo është shprehur në mënyrë eksplicite (deri më tani ata që nuk kanë marrë informacione në internet kanë qenë të vetëdijshëm se Jon ishte bir i Lyannës), por janë shtuar detaje të tjera: emri i tij i vërtetë është Aegon Targaryen dhe ai është tani trashëgimtari legjitim i Fronit.

Zbulimi i emrit të vërtetë nuk është i parëndësishëm dhe ofron disa referenca për pjesën tjetër të çështjes së Uesteros. Aegon, në fakt, ishte edhe emri i djalit që Rhaegar kishte pasur me gruan e tij të parë Elia. Por fëmija ishte vrarë së bashku me motrën e tij Rhaenys në kohën e rebelimit të Robert Baratheon.

Ky rebelim u lind menjëherë pas akuzës së ngritur kundër Rhaegar, se ai kishte rrëmbyer gruan e premtuar Robertit dhe e kishte përdhunuar atë.

Tani kemi konfirmimin se të dy duheshin dhe fruti i dashurisë së tyre është vetëm Jon. Megjithatë mbetet për t’u sqaruar pse edhe për këtë djalë të dytë të Rhaegar është zgjedhur i njëjti emër. Është e mundur që me të marrë lajmin për vdekjen e fëmijës, të ketë zgjedhur ta nderojë në atë mënyrë.

Është interesante të theksohet se në libra, megjithatë, mendohet se Aegoni i parë i mbijetoi tërbimi të Malit dhe u shpëtua nga Varys në Essos, edhe pse ende ka dyshime se ai mund të jetë një mashtrues.

Një tjetër hipotezë për përkimin e emrit të dy djemve të Rhaegarit është në një vizion të Daenerysit, i treguar në libër. Në të, Rhaegar, i thotë gruas së tij, Elia Martell, “Aegon. Cili emër do ishte më i mirë për një mbret? Ai është princi i premtuar dhe kënga e akullit dhe e zjarrit. Duhet të ketë një. Dragoi ka tre koka”. Pas anulimit të martesës, është e arsyeshme të mendosh se fëmijët e tij të mëparshëm bëhen të paligjshëm dhe për këtë arsye Rhaegari kishte nevojë për një Aegon legjitim për të përmbushur profecinë e tij. / Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP