VMRO – para copëtimit!

Në Indinë e lashtë, një maharaxha mizor nga familja Vodejar e kishte vënë mendjen të bëhet Zot. Kështjellën e tij gjigante “Amba Vila” tani më e kishte shpallë për seli të Zotit. Kreut fetar i kishte përcjell qëllimin e tij, madje i ishte kërcënua se po të dëgjonte se përmendej ndonjë zot tjetër përveç tij, për një kokë do të bëhet më i shkurtër.  “Nëse drita është zot, e sheh se vetëm në kështjellën time ka dritë, ndërkaq përreth saj e gjithë në errësirë”- kishtë thënë me zë të lartë maharaxha.

Nuk kaloi shumë kohë kur maharaxha u pat sëmur rëndë. Më nuk i kishte mbet shpresë shpëtimi. Serish e kishte thirr kreun fetar dhe i ishte ankuar se në pallatin e tij nuk sheh më dritë, por vetëm errësirë e terr. “E dini çka” – ia kthye kreu fetar – “errësira dhe drita shpesh i ndryshojnë anët”. Tani drita është jashtë kështjellës” – kishte përfunduar kreu fetar.

Te ne terri dhe forcat e errëta sunduan njëmbëdhjetë vjet të plota. Ndërtuan një pallat të bardhë, madje pretenduan të bëhen zotëra. Por, nga ai pallat i bardhë shpërndahej vetëm errësirë dhe terr. Për ta fshehur këtë errësirë, ata ndërtuan “Shkupi 2014” aq të shndritshëm, por errësira u bë akoma më e tmerrshme. Arma më e fortë e atyre forcave të errëta ishin përçarjet  – etnike, fetare, politike, historike, të gjeneratave, si dhe mbi çdo bazë tjetër. Kjo rezultoi me një ndarje të shumëfishtë në shoqëri – politik, etnik, kulturor, social, mendor, madje edhe njerëzor në kuptimin e ngushtë. Të pandershmit dhe frikacakët duhej patjetër të besonin në zotërat e rremë, ndërkaq të ndershmit e të guximshmit ishin të detyruar të vuajnë torturat e Satanës. E gjithë ajo e përcjellë nga terri medial dhe mediat e errëta. Dihet se gjithmonë pranë errësirës qëndron frika, e cila paralizon gjithçka rreth saj. Nuk mund të lëvizni sepse keni frikë të mos bini në greminë. Nuk mund të flitni sepse keni frikë mos t’u përgjojnë. Keni frikë të kujdeseni për veten, të pyetni, madje edhe të mendoni. Ndërkaq zotrat e rremë kanë ndërtuar kulla të larta financiare mbi tragjeditë njerëzore.

Imagjinoni për njëmbëdhjetë vjet, fqinjët tanë mesatarisht kanë dyfishuar begatinë nacionale, kurse ne u bëmë dyfish më të varfër e tri herë me më borxhe. Dhe tani pa fije turpi flasin për borxhe, për menaxhim të dobët, për varfërim të njerëzve etj. Për njëqind ditë kërkojnë të shërojnë atë që kishin vrarë për 11 vite. Morali i tyre inekzistent për nevoja ekzistenciale, dëboi mbi 650 mijë të rinj që braktisën vendin për kërkim të një jete normale, të cilën nuk e gjentën në vendin e vet, pasi që pushteti në vend se t’u sigurojë jetë normale, ai i helmonte me urrejtje. Me një ritëm të tillë shpërngulje, pas 30 vjetësh Maqedonia do të mbetej pa asnjë njeri të gjallë. Vetëm me përmendore të vdekura dhe me kujtimet e tmerrshme – “Porta e Eksodit” “I mjeri në kalë” “Muzeu i të shpërngulurve” “Qoseja dhe Justicija e therur”. Atëherë të gjithë do e kuptonin se antika paska qenë vetëm një Kalë i Trojës.

Politika e biznesit serb!

Pas zgjidhjes së problemeve me Bullgarinë dhe mesazheve pozitive ndaj të gjithë fqinjëve përfshirë dhe Greqinë, forcave të errëta u ra terri në sy. Deshën që këtë energji ta minojnë pasi Greqia nuk duhej të mbetej e vetme në mosmarrëveshje me Maqedoninë, kështu që i gjithë presioni ndërkombëtar do përqendrohej në të. Kështu dukshëm do të përfitonte qeveria e re. Prandaj, dikush me një mendje të errët i ka lutur “vëllezërit verior” që të na shpallin si përgjues rajonal të errësirës, me tendencë që  në të ardhmen e afërt të mund t’i përgjojmë edhe Trampin e Putinin.

Por, shumë shpejt qëllimi i fshehur u zbulua, sepse e gjithë loja ishte shumë e tejdukshme. Qëllimi ishte që të pengohen në çdo formë reformat në vend dhe integrimin i tij në NATO dhe UE, e bashkë me të edhe ballafaqimi me drejtësinë. Pushteti serb për vitet të tëra mundohet që ditën ta kalojë me rusët, kurse natën me amerikanët, prandaj veprimet e tij varen nga ajo se cilit prej këtyre dy partnerëve diçka do t’i bie ndër mend, që pastaj brenda natës të ndryshohet që ta kënaqë partnerin tjetër. Serbët me një lojë të mprehtë – nëse do të blejnë aeroplanë “Mig 29” ruse apo “F16” amerikane, mjaft përfituan nga Brukseli. Ose, shpallin se do të blejnë nga rusët sistemin raketor S-300, e pastaj sapo ta marrin atë që duan nga Brukseli, biznesi anulohet. Në korniza të këtilla biznesi  duhet trajtuar edhe lojën me Maqedoninë. Përkatësisht, ish përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë e Hercegovinë Volfgang Petriç, mendon se realisht Putin nuk është edhe aq shumë për Serbinë, sa që çon inat me evropianët. Atë serbët e dinë kurse evropianët – jo. Prandaj edhe duhet të paguajnë.

Përfundimisht, duhet të dimë se porositësi i të gjitha problemeve të reja me do fqinjë është në Shkup. Ai porositës vazhdon të besojë në të pamundurën prandaj edhe do ta arrijë absurden.

VMRO-DPMNE në qorrsokak!

Gruevski ëndërron të kthehet në pushtet, i pavetëdijshëm se për atë nuk ka as mundësi teorike. Një ëndërr e tillë e tij do t’i kushtojë shumë DPMNE-së. Ai assesi të kuptojë se sipas asnjë logjike e jo logjike nuk mund të jetë më një ofertë politike. Ajo është aq e qartë saqë nuk ka nevojë për ndonjë analizë as për pozitën e brendshme e as për atë ndërkombëtare. Vetë fakti se nga një vend lideri rajonal është bërë një vend i varfër dhe problematik në Ballkan. Atë e tha para një viti më parë Andreas Ernst i zviceranes “NeueZirherZejtung”, duke shpallur portretin e Gruevskitme me kompliment të Firerit. “CNN” dhe “Financial Times” publikuan se Maqedonia është vendi i pestë në botë me ekonomi të varfër, e teta sipas mjerimit dhe ndër të parat sipas lumturisë njerëzore. Ndërsa prestigjiozi “The Economist” na parashikoi nivel të lartë të rebelimit.

Është e mundur që sërish në zgjedhjet vendore të luhet me kartën nacionaliste shkatërruese duke menduar në shpëtim. Por, përfundoi epoka kur mundej më lehtë t’i shtyni njerëzit drejt urrejtjes, sesa drejt jetës normales. Prandaj, ajo që tani për muaj të tërë bëhet në parlament, nuk mund të përjetohet ndryshe, por si një distribuim i autorizuar i mjegullës. Kushdo që ka pak mend, propagandën për refugjatët do ta pagëzojë – “Mos bëni ish, aty ku s’ka pula!” Çdo vetëmashtrim i mëtejshëm mund të sjellë vetëm zhytje në rërë të gjallë. Në terr.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button