Hungaria kërkon 400 milionë euro nga BE-ja për të ndalë migrantët

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të kërkojë nga Bashkimi Evropian që të financojë gjysmën e kostos së masave të mbrojtjes kufitare të Hungarisë, për të mos lejuar hyrjen e migrantëve, ka thënë një ndihmës i Orbanit.

Shefi i stafit të kryeministrit hungarez, Janos Lazar ka thënë se Orban do t’i shkruajë presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, për të kërkuar që Komisioni Evropian të kontribuojë me rreth 400 milionë euro, raporton Reuters.

Ai ka thënë se Hungaria, duke forcuar kufirin me Serbinë dhe Kroacinë, përmes ndërtimit të gardhit, vendosjes së policisë dhe ushtrisë “ka mbrojtur të gjithë banorët e Evropës nga vala e migrantëve ilegalë”.

Sipas tij, është koha që BE-ja ta ndihmojë Hungarinë, ashtu siç i ka ndihmuar Italisë, Greqisë dhe Bullgarisë.

“Standardet e dyfishta nuk duhet të aplikohen”, ka thënë Lazar në një konferencë për media.

Më 2015, qindra mijëra migrantë, që po iknin nga lufta dhe varfëria, kanë kaluar nëpër Hungari, për të vazhduar në vendet e Evropës Perëndimore.

Hungari ka ndërtuar një gardh përgjatë kufirit, për të parandaluar hyrjen e migrantëve ilegalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP