2.400.000 denarë dha Ministria për mbështetjen e projektit të shoqatave për mbrojtje sociale të fëmijëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska dhe përfaqësuesit e organizatave civile, të cilët u zgjodhën në konkurset publike për mbështetje të projekteve, sot i nënshkruan marrëveshjet për mbështetje financiare.

Takimi, siç informojnë nga Ministria, ishte shfrytëzuar edhe për këmbim të propozimeve konstruktive për zbatimin e projekteve, por edhe për mënyrat për zgjerim të bashkëpunimit të shoqatave me institucionet shtetërore, për çfarë ministrja Carovska e potencoi qëllimin dhe gatishmërinë e e saj të sinqertë.

Të pranishmit iu falënderuan për transparencën e Ministrisë dhe për mënyrat e reja të vendosura të komunikimit dhe bashkëpunimit të shoqatave me sektorët në Ministri.

Marrëveshjet e nënshkruara për mbështetje të projekteve janë rezultat nga konkurset publike të cilat ishin publikuar në faqen e internetit të MPPS dhe të RTM-së më 18 dhe 21 korrik të vitit 2017, ndërsa fondi i përgjithshëm për mbështetje të projekteve është 2.400.000,00 denarë.

Në konkursin publik për mbështetje të Projektit për avancim të punës të Qendrës ditore për fëmijë me autizëm Shtip, ishte zgjedhur projekti i Shoqatës “Hapni dritaret”, Shkup.

Për mbështetjen e projektit të shoqatave për mbrojtje sociale të fëmijëve në rrugë, është zgjedhur projekti i “Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”.

Në konkursin për mbështetjen e Projekteve të shoqatave për mbrojtjen e viktimave në dhunës familjare për vitin 2017, i ndarë në tri qëllime specifike, janë zgjedhur Qendra e Krizës “Shpresa” – Shkup, Organizata e Grave të Qytetit të Shkupt dhe Këshilli Kombëtar për Barazi Gjinore.

Në konkursin publik për mbështetje të Projektit për riintegrim të personave pa strehë, është zgjedhur – Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë – Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe për mbrojtje të Projektit për mbështetje spiko- sociale të fëmijëve në rrezik social është zgjedhur projekti i Shoqatës civile “HOPS” – Opsione për jetë të shëndetshme, Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button