Fundoset anija me refugjatë nga Arakani, se paku 19 gra dhe fëmijë janë mbytur

Në fundosjen e anijes me refugjatë nga Arakani në lumin Naf janë mbytur të paktën 19 persona, gra dhe fëmijë, të cilët ishin duke ikur nga ushtria e Mianmarit dhe budistët radikalë, duke u përpjekur të kalonin në Bangladesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç raportojnë mediat në Bangladesh, anija me refugjatë Rohingya nga Arakani u mbyt në lumin Naf.

Zyrtari policor në qytetin Teknaf, që ndodhet në bregun e lumit Naf, Muhammed Main Uddin Han, për mediat lokale tha se trupat e dhjetë fëmijëve dhe nëntë grave të mbytura në anijen e fundosur u gjetën në Gjirin e Bengalit. Ai tha se identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar.

Të martën, në lumin Naf në fundosjen e një varke me refugjatë humbën jetë katër persona.

Lumi Naf, i cili shtrihet në kufirin midis Bangladeshit dhe provincës Arakan të Mianmarit, me vite ka qenë një rrugë shpëtimi për mijëra muslimanë Rohingya që iknin nga dhuna në vendin e tyre.

Shumë organizata për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International (AI), masakrat në Arakan i kanë quajtur si gjenocid, kurse dënimet kanë ardhur nga shumë pjesë të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button