Çerdhet e fëmijëve në Karposh nuk do të punojnë me dy ndërrime

Kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski ka vendosur se nga ky shtator çerdhet në komunën e Karposhit të mos punojnë me dy ndërrime siç u paralajmërua nga ministrja Mila Carovska, pasi që siç shprehet ai, mungesa e kuadrit dhe hapësirave nuk e lejojnë një gjë të tillë, njofton Portalb.mk.

“Nuk e kemi të qartë se si mendojnë të punojnë me dy ndërrime deri në ora 21:30, sepse secili që punon në ndërrimin e dytë orari i punës i përfundon më ora 22:00-23:00, që nënkupton se objekti dhe personeli edukativ duhet të punojë deri në mesnatë. Aktualisht, të gjitha objektet edukative kanë mungesë të përkëdhelësve dhe kuadrit punëtor. Të ndahet personi dhe të zhvendoset në ndërrime të ndryshe, përfshirë këtu edhe ditën e shtunë, është në dëm të fëmijëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të nënshkruar nga Jakimovski.

Përndryshe, ky vendim i Jakimovskit vjen pasi ditë më parë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska njoftoi se nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime.

Ajo njofti, se ndërrimi i parë do të jetë prej ora 07:00 deri në ora 14:30, kurse ndërrimi i dytë do të fillojë prej ora 14:00 deri në ora 21:30. Fëmijët parashkollor do të mund të qëndrojnë në çerdhe secilën të shtunë të parë të muajit në periudhë kohore 08:00-16:00 ora.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button