Pentagon: Në Afganistan ka 11.000 ushtarë amerikanë

SHBA-ja disponon me 11 mijë ushtarë në Afganistan, kumtoi Pentagoni, pasi që paraprakisht është paralajmëruar një shifër prej rreth 8.400 ushtarësh amerikanë, konform maksimumit të urdhëruar nga administrata e presidentit paraprak Barak Obama.

Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se shifra e re përfshin njësitet e përkohshme dhe të fshehta, si dhe forcat e rregullta.

Më herët është thënë se në Afganistan ndodhen 8.400 trupa amerikane.

Njoftimi i ri vjen në kohën kur Pentagoni po përgatitet të dërgojë edhe 4.000 trupa në Afganistan, për të ndihmuar luftën kundër talebanëve.

Rritja e numrit të trupave është pjesë e strategjisë së re për Afganistanin, të shpallur javën e kaluar nga presidenti amerikan, Donald Tramp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button