Gjysma e parë e vitit 2017 u mori jetën 121 fëmijëve

Në gjysmën e parë të viti 2017 në Maqedoni kanë ndërruar jetë 121 fëmijë. Kështu bëjnë të ditur të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, njofton Portalb.mk.

Sipas të njëjtave të dhëna, në tremujorin e parë të vitit 2017 jetë kanë ndërruar 54 fëmijë të moshës deri një vjeç. Në tremujorin e dytë të 2017-s jetë kanë ndërruar 74 foshnje. Të sapolindur të cilët ndërruan jetë në tremujorin e parë janë 42, kurse në tremujorin e dytë janë 46 që gjithsej i bie se për gjysmën e parë të vitit 2017 jetë kanë ndërruar 88 të sapolindur.

Shkupi dhe Kumanova janë ndër qytetet me vdekshmëri të fëmijëve më të lartë.

Krahasuar me numrin e vdekjeve në tremujorin e dytë të vitit 2016, sivjet numri është më i ulur. Më 2016 ka pasur 77 fëmijë të vdekur, ndërkohë që sivjet numri i vdekshmërisë për tremujorin e dytë është më i ulët.

LEXO: Ministria e Shëndetësisë konfirmoi, edhe një foshnje ndërroi jetë në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button