Ibrahimoviçi pa duar që kurseu paratë për të shkuar në Haxh: gjëja më e bukur që kam përjetuar në jetë! (Video)

Mes miliona besimtarëve që ndodhen këto ditë në Mekë në Arabisë Saudite për kryerjen e ritualit të Haxhit, ndodhet dhe një i ri nga Bosnja. Eshtë nga ata që e ka parë Haxhin si një projekt jetësor dhe ka bërë ç’është e mundur, duke kapërcyer gjithë pamundësitë në dukje, edhe ato financiare, për të qenë në vendin e shenjtë të besimit islam.

Alaudin Ibrahimoviç nuk e ka njërën dorë, por dëshira e tij për t’u ndodhur në Mekë e Medine, i ka dhënë atij forcën për të kursyer para sa ka mundur, sado që i privuar fizikisht, derisa i është bërë e mundur mbërritja atje.

“Sa herë që shihja Mekën dhe Medinen në televizion apo foto, doja të isha atje. Falënderoj Allahun që ma mundësoi të vij këtu. Kjo është gjëja më e bukur që mund të kisha përjetuar; për të ecur në vendet ku profeti dhe shokët e tij kanë ecur”, u shpreh i ngazëllyer Ibrahimoviç.

Në një video që mund të shihni më poshtë, interesante është dhe mënyra se si ai merr abdes – pastrohet – para ritit të faljes, teksa i mungojnë duart, por i ka mbetur një gjysëm krahu. /tesheshi.com/  

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP