Kurti: Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është i vdekur

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, e quan “të vdekur” dialogun e Kosovës me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE.

Në një intervistë për gazetën Jeta në Kosovë, ka thënë se Dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë që prej më shumë se gjysmë viti.

“Pse duhet ta rifillojmë atë dialog që tashmë ka vdekur? Vetë gazetarët e analistët objektivë e kanë treguar me analizat e tyre se si ai dialog në fakt nuk ka sjellë ndonjë avancim në marrëdhëniet mes vendeve, e as nuk ka sjellë integrim të komuniteteve shumicë e pakicë. Pra, pse duhet vazhduar një proces i dështuar, një model i dështuar? Neve do të angazhohemi menjëherë me Brukselin, Berlinin e Uashingtonin që të nisim një dialog me ta për çështjen e marrëdhënies së Kosovës me Serbinë. Pra, dialog me partnerët për zgjidhjen e një problemi me palën kundërshtare, jo dialog me palën kundërshtare ku partnerët i vendosim si arbitra asnjanës”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, dialogu i deritashëm asimetrik dhe pa konsensus nacional në Kosovë neve na ka humbur shumë kohë kurse Serbisë ia ka rritur apetitet thua se jemi në kohën para shpalljes së pavarësisë.

Për të qenë edhe më keq se kaq,ka shtuar ai, për shkak të këtij dialogu pa parime, faktorët ndërkombëtarë nuk i kërkojnë më Serbisë ta njohë Kosovën ndërsa për marrëdhënie normale neve na duhet njohja prej Serbisë. Po ashtu na duhet edhe njohja dhe kërkim falja për krimet e luftës, gjë që do të pasohej edhe nga dëmshpërblimet ekonomike dhe kthimet e dokumentacioneve dhe pasurive të vjedhura.

“Këta janë hapat e parë të një marrëdhënieje të mundshme normale e fqinjësore me Serbinë, dhe mund të realizohen me ndihmën dhe me këmbënguljen e Uashingtonit, Berlinit dhe Brukselit”, ka shtuar Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button