Shkup, mbështetje britanike për përpunimin e kontrollit strategjik mbrojtës 2018

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot u takua me këshilltarin për mbrojtje dhe siguri në Sektorin për stabilizim të Mbretërisë së Bashkuar, Stiven Gllover, i cili po qëndron për vizitë dyditëshe në Republikën e Maqedonisë.

Në takimin në të cilën morën pjesë edhe ambasadori britanik, Çarlls Geret dhe atasheu i mbrojtjes, nënkoloneli Riçard Peri, siç informojnë nga Ministria, janë këmbyer mendime dhe përvoja lidhur me përpunimin e Kontrollit strategjik mbrojtës, si dhe për mundësitë për mbështetje në përpunimin e këtij dokumenti jashtëzakonisht të rëndësishëm për mbrojtjen, nga ana e Mbretërisë së Bashkuar.

Minsitrja Shekerinska në takim ka informuar për ristartimin e procesit për përpunimin e Kontrollit strategjik mbrojtës, proces i cili do të duhej të përfundojë nga mesi i vitit të ardhshëm. Përpunimi i këtij dokumenti konsiderohet kyç për udhëheqje cilësore të reformave mbrojtëse dhe anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, thuhet në kumtesën e MM-së.

Këshilltari britnaik për mbrojtje Gllover ka shprehur gatishmëri dhe interesim për mbështetjen këshilldhë[nëse nga ana britanike ndaj këtij procesi të rëndësishëm reformues. Ai njëherit i theksoi edhe përvojat britanike dhe leksionet e mësuara në pikëpamje të përpunimit, por edhe implementimit të kontrolleve strategjike mbrojtëse.

Në suaza të vizitës në Maqedoni, Gllvoer do të tkaohet edhe me përfaqësues të lartë nga Kabineti i Presidentit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të angazhuar për mbrojtjen dhe sigurinë, ndërkaq takim do të ketë edhe me kryetarin e Komisionit për mbrojtje dhe siguri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button