Zëvendësi i Zvërlevskit duhet të ketë përvojë pune prej më së paku tetë vite, nëse vjen nga pozita si profesor dhjetë vite

Këshilli i Prokurorëve Publik sot duhet të mbajë seancë në të cilën duhet të emërojë ushtrues të detyrës prokuror publik të Republikës së Maqedonisë, në vendin e Marko Zvërlevskit, Seanca duhej të mbahet më 24 prill, por për shkak të mospasjes së kuorumit është ricaktuar për sot.

Sipas rekomandimeve të Qeverisë nga prokurori i ri republikan pritet që në mënyrë aktive ta zotërojë gjuhën maqedonase, të jetë i aftë për punë dhe të ketë gjendje të mirë shëndetësore. Nga kualifikimet e tij profesionale është e nevojshme të ketë diplomë universitare për jurist të diplomuar ose diplomë të notifikuar nga jashtë. Përveç kësaj është e nevojshme të ketë kaluar provimin e jurispodencës në Republikën e Maqedonisë dhe të ketë përvojë pune prej më së paku tetë vite me rezultate të konfirmuara të punëve juridike. Nëse vjen nga pozita e profesorit duhet të ketë dhjetë vite përvojë në ligjërimin e lëndës juridike nga praktika gjyqësore si profesor i rregullt ose jo i rregullt në Universitet.

Kryetari i Këshillit, Petar Anevski, atëherë deklaroi se për u.d. shef i Prokurorit publik të RM-së do të zgjidhet një prokuror nga radhët e prokurorëve publikë ekzistues në Prokurori, i cili përkohësisht do ta kryejë funksionin deri në zgjedhje të një prokurori të ri publik.

“Në Prokurorinë republikane kemi numër të mjaftueshëm të kandidatëve cilësorë, të cilët do të mund ta kryejnë këtë funksion”, theksoi Anevski.

Theksoi se momentalisht Zvërlevski, të cilin Kuvendi më 17 të këtij muaji e shkarkoi nga detyra, e zëvendëson prokuroren Liljana Spasevska.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më 22 gusht i ka propozuar Kuvendit që ta fillojë procedurën për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror publik.

Në pajtim me nenin 41 nga Ligji për prokurorinë publike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë, e shpall emërimin e prokurorit publik të RM-së në “Gazetë zyrtare e Republikës së Maqedonisë” dhe të paktën në dy gazeta, prej të cilëve një prej gazetave që publikohet në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind nga qytetarët, të cilët e flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase.

Afati për paraqitje të kandidatëve është 15 ditë nga publikimi i shpalljes në “Gazetën zyrtare”.

Këshilli i prokurorëve publikë, megjithatë, ka afat prej 15-të ditëve nga dita e pranimit të dokumenteve të japë mendim pozitiv ose negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.

Mandati për prokuror publik shtetëror është gjashtë vite me të drejtë të emërimit të sërishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button