E dini kush e mban rekordin e pëlqimeve në Twitter? (FOTO)

Twitter është kthyer në një prej platformave sociale më të preferuara të rrjetit. Është një prej mënyrave më të mira për të shprehur ndjesitë e tua para miliona njerëzve dhe në pak fjalë, shkruan Revista Class.

Sa më shumë urojmë që të kemi numër të madh ndjekësish dhe pëlqimesh në një postim që bëjmë, për momentin është një postim, pas të cilit fshihet një personazh shumë i pëlqyer. Është ai që, për momentin mban rekordin e Twitter: ish-Presidenti Barack Obama.

Ish-Presidenti Obama mban rekordin e një postimi që vijon të jetë më i pëlqyer në rrjetin social. Pasi postoi këtë foto në Charlottesville, Virginia, Obama e shoqëroi edhe me një thënie të Nelson Mandela: “Askush nuk ka lindur për të urryer dikë për shkak të ngjyrës së lëkurës, pamjes apo besimit…”

Postimi është pëlqyer më shumë se 4.5 milionë herë, duke përfshirë edhe emra si Ariana Grande, e cila u bë edhe më e ndjeshme pas sulmit në Manchester.

Por Obama ka postuar në Twitter edhe thënie të tjera të Nelson Mandela, të cilat i kanë kaluar 1 milionë pëlqime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button