Prej nesër deputetët do të kthehen në punë

Deputetët prej nesër fillojnë me punë pas pushimit vjetor që e kanë shfrytëzuar nga data 18-të e këtij muaji. Për nesër është caktuar seancë e Komisionit për mbikëqyrje ndaj punës së Drejtorisë për Ziguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim.

Në rend dite janë ndryshimet për punën e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim për vitin 2016 dhe të Agjencisë për Zbulim.

Seanca plenare është caktuar për më datën 4 të muajit të ardhshëm dhe në të cilën duhet të debatojnë për Propozimin për shpalljen e emërimit të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë.

Pas shkarkimit të prokurorit shtetëror Marko Zvërlevski, Qeveria më datën 22 të këtij muaji solli konkludim t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për ta shpallur emërimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë.

Procedura zbatohet në pajtim me nenin 41 nga Ligji për Prokurori Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button